Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 21-të në mesjavë.
E padyshim që dueli më interesant i kësaj xhiro zhvillohet ai mes Prishtinës dhe Dritës, apo ndryshe klasikja e futbollit kosovar.
Kryeqytetasit pas dy humbjeve radhazi synojnë të rikthehen te fitoret të mërkurën, derisa Drita pas fitores 5-1 ndaj Dukagjinit kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Sfida mes Prishtinës dhe Dritës zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.
Duel tejet interesant të mërkurën zhvillohet edhe mes Malishevës dhe Ferizajt, dy ekipe që po duan t’i shpëtojnë rënies.
Po këtë ditë luhet edhe sfida mes Drenicës dhe Gjilanit.
Ndërkohë të enjten në program janë dy sfida të tjera, Trepça ’89 – Ballkani dhe Dukagjini – Llapi.
Albi Mall Superliga – Xhiro 21:
E mërkurë
13:00 Prishtina – Drita
13:00 Malisheva – Ferizaj
13:00 Drenica – Gjilani
E enjte
13:00 Trepça ’89 – Ballkani
13:00 Dukagjini – Llapi./Katror.info