Usain Bolt e ka quajtur sensacionin adoleshent të sprintit Gout Gout të ardhmen e atletikës, por edhe xhamajkani nuk mund t’u besonte syve kur pa vrapimin e australianit.
17-vjeçari debutoi në Kampionatin Botëror të Atletikës këtë javë dhe është përfolur si fytyra e ardhshme e Lojërave Olimpike të “Brisbane 2032” pas një sërë kohësh të shpejta.
Gout “nënvizoi” potencialin e tij të madh në raundin e parë të 200 metrave për meshkuj, duke vrapuar 20.23 sekonda për të përfunduar i treti në garë dhe për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale.
Kjo ishte më e shpejtë se sa arriti Bolt në garën e tij të parë të madhe kampionati 21 vjet më parë.
Tetë herë kampioni olimpik u pengua nga një dëmtim në këmbë në Lojërat Olimpike të Athinës në vitin 2004 dhe mundi të arrinte vetëm 21.05 sekonda.
Duke e parë në tribunat e stadiumit kombëtar të Tokios, Bolt nuk mund të mos mbetej i mahnitur nga ajo që bëri adoleshenti.
Dhe, pamja e xhamajkanit po bën xhiron e botës tashmë./AP/Katror.info