Taylor Swift ka zbuluar se do t’I bashkojë forcat me Lana Del Rey pwr duetin e vetëm në albumin e saj të ardhshëm Midnights.
Swift konfirmoi bashkëpunimin në pjesën e fundit të “Midnights Mayhem With Me”, seri videosh përmes së cilave ajo ka zbuluar titujt e këngëve nga albumi i ardhshëm “Midnights”, shkroi NME.
Ylli ka zbuluar tashmë 13 emrat e këngëve nga albumi, që përfshijnë “Vigilante Shit”, “Midnight Rain”, “Anti-Hero”, “Bejeweled” dhe “Mastermind”.
Duke folur për “Midnights”, Swift pati shpjeguar se ajo është një koleksion i muzikës së shkruar në mes të natës, një udhëtim përmes tmerreve dhe ëndrrave të bukura.
Përgatiti:
