katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Kurti për konstitumin e Kuvendit: I kemi tri javë kohë, më vonë nuk bën
    9 hours ago
    Presidentja Osmani kërkon konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh
    9 hours ago
    SBASHK-u paralajmëron se shtatori mund të nisë me grevë të përgjithshme
    13 hours ago
    Haradinaj: Zhvillimet pas 30-ditëshit mund të jenë dramatike
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kopshti Zoologjik i Pragës përdor akull për të ndihmuar kafshët të përballojnë temperaturat ekstreme
    17 hours ago
    Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
    19 hours ago
    RLIOF me homazh muzikor për Nexhmije Pagarushën
    20 hours ago
    Nesër mbahet konferenca “Media Talk Day” në Prishtinë
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Victoria Beckham nënshkruan marrëveshje 10-vjeçare me Safilo Group
    14 hours ago
    Chelsea zyrtarizon transferimin e Joao Pedro nga Brighton
    15 hours ago
    Adelina Ismaili rikthehet me mini-albumin dedikuar gruas
    20 hours ago
    Shqiptarja që vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    2 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    2 weeks ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    3 days ago
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    3 weeks ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 weeks ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    4 days ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    7 days ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    1 week ago
    Gjipe dhe Grama mes plazheve më të bukura të Evropës për 2025
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Të ndërtosh një të ardhme përmes agroturizmit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Të ndërtosh një të ardhme përmes agroturizmit

Last updated: 09/04/2024 3:23 AM
121 Shikime
Shpërndaje

Në Shqipëri agroturizimi është një fushë që po merr zhvillim gjatë viteve të fundit. Në mjaft zona të vendit janë ndërtuar bujtina, 70% e të cilave sipas autoriteteve zyrtare drejtohen nga gra. Një prej tyre, është Anila Çollaku e cila administron një bujtinë në zonën e Tepelenës. Në rrëfimin e saj për Zërin e Amerikës, ajo thotë se i ruan traditat me fanatizëm dhe se pasionin e saj e ndihmon dhe natyra përreth, me lumenj e male të cilët tërheqin turistë nga vende të ndryshme të botës.

Në afërsi të Tepelenës një hapësirë agroturizmi prej 20 mijë metrash katrorë, është një kënd i veçantë frymëmarrje mes natyrës, që mban emrin e veçantë të shkrimtarit anglez të periudhës së romantizmit, dhe dashamirësit të shqiptarëve, Lord Bajronit. E rrethuar nga dy lumenj, nga ai i Vjosës dhe Bënçës, kjo Bujtinë, e mban ndezur motorrin e forcës nga dora e një gruaje si Anila Çollaku. Një rrugëtim në tokën e të parëve e nisur prej nënës së saj, Besa.

“Është heroina ime, është ajo që e ndërtoi në ato fillime. Dhe unë e dua punën që bëj sot, sepse në çdo hap shoh energjinë dhe sakrificën e saj”- thotë Anila Çollaku, administratore e bujtinës “Lord Bajron”.

Mundesh me e lexu edhe…

Presidentja Osmani kërkon konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh

Filloi ashtu mes një natyre të egër, dhe prej duarve dhe pasionit të tyre u rrit nga pak çdo ditë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Para 32 vitesh kur erdhëm këtu, nuk do ta harroj kurrë, që për të hyrë në këtë tokë, që është 20 mijë metra katrorë, duhet të shtynim ferrat me duar, me shkopinj që të shihnim se ku do ta ndërtonim të ardhmen tonë. Dhe pikërisht në këtë vend prindërit e mi ndërtuan një çadër dhe për shumë vite jetuan aty derisa ngritën shtëpizën e parë”- shprehet Anila.

Jeta e Anilës rrodhi në një drejtim tjetër dhe restoranti modest buzë rrugës nacionale u mbajt në këmbë me shumë mundim nga prindërit e saj Bashkim dhe Besa Pataj, e cila është ndarë nga jeta 5 vjet më parë. Anila bashkë më bashkëshortin, Gjinin, një profesionist i fushës së gastronomisë, në vitin 2014, e braktisën kryeqytetin ku kishin ndërtuar jetën e tyre, për t’u vendosur këtu dhe për t’i dhënë një hov të ri biznesit familjar, i cili thuajse ishte rrënuar.

“Nuk ishte e lehtë dhe për ne, mosha e prindërve të mi, mamaja e sëmurë, aktiviteti kishte disa vite që nuk funksiononte. Dhe ne nuk e kishim për momentin mundësinë e një financimi për të rifilluar aktivitetin dhe me shumë sakrifica dhe vështirësi e kemi filluar, duke hapur një dhomë hoteli, duke e kthyer në restorant me 4 tavolina. U regjistruam në platformën e “Booking” filluam të tërheqim vizitorët e parë me ato 4 tavolina, sepse ajo që i tërhiqte turistët ishte pikërisht ajo që ne bënim, turizmi familjar”- vijon Anila Çollaku.

Anila është nënë e 4 fëmijëve, ndaj dhe vendimi për t’u zhvendosur në një zonë rurale rreth 200 km larg Tiranës ishte i vështirë. Jeta do ndryshonte për gjithë familjen tërësisht. Dy djemtë e mëdhenj ishin në Francë, ndërsa morën me vete dy tjerët më të vegjël, djalin 4 dhe vajzën 1 vjeçe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ndonjëherë gjërat e kalojnë atë kufirin monetar, kanë pasionin brenda, pasionin për punën, dashurinë për tokën për bujqësinë për natyrën”- rrëfen ajo.

Anila ndoqi pasionin dhe bashkëshorti ishte një shtysë e fortë për këtë vendim. Dhe duket se fati u buzëqeshi falë punës së pareshtur. Ngritën pak nga pak, një agroturizëm, fermën, me 400 rrënjë ullinj dhe 300 agrume, si dhe bujtinën me 9 dhoma. Në bashkëpunim edhe me fermerë të zonës sot prodhojnë në mënyrë artizanale disa produkte si çajra bimorë, reçel apo salca me bimë jeshile të kopshtit përqark.

“Një nga aktivitetet e fermës tonë është ajo që quhet “ferma edukative”. Mbledhim lakra të egra në kopësht, bëjmë petë i pjekim në saç dhe bëjmë byrek. Përveç kësaj i bëjmë dhe salca të ndryshme që i gatuajmë me mishin e vendit”- tregon Anila.

Bujtina “Lord Barjon”, mirëpret kryesisht turistë të huaj, nga Gjermania, Franca, Holanda dhe më pak nga Amerika dhe Kandaja. Anila dhe Gjini e masin punën e tyre duke gjurmuar me vëmendje netët e qëndrimit të tyre dhe rikthimet. Natyra përreth u jep gjithashtu një mbështetje të fortë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Rrethohemi nga 4 lumenj, nga male të larta. Ka aktivitete pa fund, prandaj dhe turistët rrinë gjatë. Mund të bëjnë hiking, rafting. Një pjesë tjetër bën dhe plazh në lumë. Janë të lidhur shumë dhe me pjesën agroturistike”- thotë Anila Çollaku.

Anila di ta veshë natyrën me etnografinë dhe historinë e zonës. Në hyrje ka ndërtuar një kënd muzeal, me veshje popullore 200 vjeçare të krahinës.

“Një nga veshjet është ajo e “Lord Bajronit”. Shalli është punuar me mëndafsh, 100% sipas origjinalit nga një familje shkodrane. Veshjet e tjera janë të Ali Pashës dhe ato të djalit dhe vajzës nga zona e Dërvenit”- tregon ajo.

Anila Çollaku, gruaja prej nga buron energjia që mban ndezur zjarrin në këtë bujtinë, përpiqet të ushqejë te fëmijët dashurinë për traditën dhe rrënjët e tyre. Pasioni i saj është kultivuar te fëmijët dhe dy prej tyre Arbëri dhe Xhovani mbajnë një peshë të rëndësishme në mbarëvajtjen e punëve. Ndërsa vajza Ëmbla, e cila ka mësuar të ecë në këtë tokë, e kredhur në veshjen popullore të zonës sillet rreth Anilës, si dikur Anila rreth nënës së saj Besa.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Nuk ka kënaqësi më të madhe për prindin kur fëmilja të ndjek. Unë ndoqa nënën time, ndoqa pasionin, energjinë e saj dhe bëra shumë mirë. Këtë do doja dhe për fëmijët e mi”- thotë Anila.

Prej më shumë së 30 vite më parë, atëherë një nxënëse gjimnazi, Anila gjente paqe në vargjet e poemës së Lord Bajronit, Çajld Haroldi pa e ditur se kjo paqe do i shfaqej mes këtyre viseve të bukura shumë vite me pas.

“Shumë njerëz na pyesin për emrin në fakt, përse e keni vënë “Lord Bajron”. Faktikisht kronologjia e ngjarjeve ka funksionuar çuditshëm. Më thërrisnin Anila e Lord Bajronit në gjimnaz. Recitoja gjithmonë pjesë nga poema “Çajld Harold” e Bajronit dhe sot pas kaq vitesh më thërrasin Anila e “Lord Bajronit”. Unë nuk di se si kanë rrjedhur ngjarjet por janë lidhur kaq këndshëm me njëra tjetrën”- rrëfen Anila Çollaku, administratoree bujtinës “ Lord Bajron” në Tepelenë.

Ecën e sigurt sot Anila në një rrugëtim edhe pse jo të lehtë dhe shpeshherë shumë të mundishëm, sepse pasioni është ajo karroja që tërheq punën e saj./Zëri i Amerikës

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    SBASHK-u paralajmëron se shtatori mund të nisë me grevë të përgjithshme
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Haradinaj: Zhvillimet pas 30-ditëshit mund të jenë dramatike
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Trepça mëson kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, nderohet me çmimin ndërkombëtar “Iconic Women Award” në Dubai
TAGGED:AgroturizemLajme te miraShqiperitopTophomeudhe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Traveling Lifestyle”: Shqipëria, kjo parajsë verore!
Artikulli i ardhshëm Ridvan Murati përfundon xhirimet e filmit zvicerano-gjerman “Heldin”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

KuriozitetLajme të mira

Kopshti Zoologjik i Pragës përdor akull për të ndihmuar kafshët të përballojnë temperaturat ekstreme

22 Shikime
Lajme të mira

Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj

20 Shikime
Lajme të mira

RLIOF me homazh muzikor për Nexhmije Pagarushën

24 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?