Aktorët e nominuar për çmime nga Akademia e Filmit “Oscar” pritet që sonte të marrin nga një dhuratë që kap vlerën e 200 mijë dollarëve amerikan.
Pritet që Akademia t’i shpërblejë të nominuarit me dhurata si kupon me vlera të caktuara për trajtime bukurie e pushime nëpër hotele me pesë yje.
“BuzzFeed” ka raportuar se këto dhuratat mund ta kapin vlerën e 178 mijë dollarëve amerikan për të nominuarit si aktorja Emma Stone, aktori Bradly Cooper e Paul Giamatti. Këto dhurata ata do t’i marrin sonte përgjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
Një ndër kuponët më të shtrenjtë sonte, thuhet të jetë një pushim prej tre netësh, në një resort me pesë yje për skijim në malet e Zvicrës, i cili kapë vlerën prej 50 mijë dollarëve, transmeton Koha.net.
Një tjetër dhuratë e kushtueshme raportohet të jetë një qendër trajtimi në një banjë më burime mineralesh në San Marco të Kalifornisë, ku nata kushton 1800 dollarë.
Një tjetër dhuratë duket të jetë një qëndrim në vilë luksoze në Saint Barth Paradise, ku një javë qëndrim aty kap vlerën e 80 mijë dollarëve.
Të tjera dhurata njoftohet të jenë trajtimet e lëkurës si tretmani i shumëpërfolur me mikro-gjilpëra, një seancë e të cilit kap vlerën rreth 139 dollarë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” do të mbahet të dielën në mbrëmje, më 10 mars 2024, duke filluar në orën 19 pas darke në Teatrin Dolby në Hollywood.
Filmat e shumë përfolur si “Barbie”, “Oppenheimer” dhe “Killers Of The Flower Moon”, janë të nominuar për çmimin e filmit më të mirë. /Katror.info
Përgatiti:
