“1984” e dramatizuar nga romani distopik i autorit George Orwell, është shfaqja e radhës për të cilën Teatri Kombëtar i Kosovës dje ka filluar provat, shkruan KultPlus.
Kjo shfaqje e cila vjen me regji të Igor Mendijsky, do të interpretohet nga aktorët: Adrian Morina, Ard Islami, Arta Selimi, Edona Reshitaj, Flaka Latifi, Shpejtim Kastrati, Xhejlane Godanci dhe Ylber Bardhi.
Pjesë e stafit të cilët po punojnë për jetësimin e këtij projekti janë edhe:
Konsulent artistik: Imer Kutllovci
Skenograf: Mentor Berisha
Kostumografe: Yllka Brada
Kompozitor: Trimor Dhomi
Video: Yannik Donet
Ass.Regjisor: Alper Ziglir
Përkthyer nga: Urim Nergut.
“Nineteen Eighty e Four”, botuar gjithashtu si 1984, është roman distopian fantastiko-shkencor shoqëror nga shkrimtari anglez George Orwell.
Libri u botua më 8 qershor 1949 nga Secker & Warburg si libri i nëntë dhe i fundit i Orwellit i përfunduar gjatë jetës së tij. Tematikisht, ai përqendrohet në pasojat e totalitarizmit, mbikëqyrjes masive dhe regjimentimit represiv të njerëzve dhe sjelljeve brenda shoqërisë.
Orwell, një socialist demokrat, modeloi shtetin autoritar në romanin mbi Bashkimin Sovjetik në epokën e stalinizmit dhe Gjermaninë naziste.
Më gjerësisht, romani shqyrton rolin e së vërtetës dhe fakteve brenda shoqërive dhe mënyrat se si ato mund të manipulohen./Katror.info