Teatri Kombëtar i Kosovës ka filluar provat e shfaqjes “Kamarja e turpit” e cila vjen me regjinë e Kushtrim Koliqit bazuar në veprën “Kamarja e Turpit” nga Ismail Kadare.
Në një njoftim të bërë në faqen zyrtare të këtij teatri bëhet e ditur se aktorët që do luajnë në këtë shfaqje janë: Adrian Morina, Armend Smajli, Gresa Pallaska, Ylber Bardhi, Bislim Muçaj, Teuta Krasniqi, Kosovare Krasniqi, Zana Berisha, Art Pasha, Fiona Abdullahu, Florenta Bajraktari, Jehona Gashi e Redon Kika.
Ndërsa stafi tjetër i shfaqjes është si në vijim:
Dramatizimi dhe adaptimi: Doruntina Basha
Ass. Regjie: Elif Bas lyibozkurt, Qëndresa Spahiu, Diellza Dedushi, Ardijana Mehmeti
Kompozitor: Adhurim Grezda
Skenograf: Bekim Korça
Kostumografe: Yllka Brada
Koreografe: Erna Salihu
Video Artist: Miran Bratush
Inspicient: Mursel Haziri./Katror.info