Në Kosovë tenisi nuk do të jetë me vetëm sport sezonal.
Kështu bën me dije ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në një postim në facebook, njofton Klankosova.tv.
Sipas Çekut ministria ka filluar në mbulimin e fushave të tenisit në Prizren për të vazhduar edhe në qytetet e tjera.
Ndër të tjera ai thotë se në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës po investohet për konsolidimin e kushteve infrastrukturore në tenis, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare
“Tenisi më nuk do të jetë sport sezonal. Nisim me mbulimin e fushave të tenisit në Prizren, për të vazhduar edhe me qytetet tjera. Në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës po investojmë për konsolidimin e kushteve infrastrukturore në tenis, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare”, ka shkruar Çeku./Katror.info