Shfaqja `Time`, produksion i Baletit Kombëtar të Kosovës, është shpërblyer me çmimin e parë në Festivalin “Albanian Dance Competition, Creativity & Interpretation” për koreografinë më të mirë organizuar në qytetin e Elbasanit.
“Përgëzime koreografit të shfaqjes Taulant Shehu dhe balerinëve të BKK, të cilët kanë arritur të krijojnë një produkt të jashtëzakonshëm, të cilin pati mundësi ta shijojë sonte edhe audienca e Elbasanit”, thuhet në njoftimin e Baletit Kombëtar të Kosovës./Katror.info