Tesla ka marrë më shumë se 1.9 milionë porosi për Cybertruck-un e saj dhe me planet për të prodhuar 375,000 njësi në vit, klientët e rinj teknikisht do të presin rreth pesë vjet për dorëzim.
Megjithatë, është e mundur edhe që një numër i konsiderueshëm rezervimesh të mos realizohen fare, për shkak se kompania Tesla ka kërkuar një depozitë prej vetëm 100 dollarësh. Cybertruck prodhohet në fabrikën Giga Teksas, por prodhimi mund të bëhet edhe në Meksikë kur fabrika të jetë në funksion pas disa vitesh.
Do të jetë interesante të shihet nëse Cybertruck do të jetë i disponueshëm jashtë Amerikës së Veriut, respektivisht Evropës dhe Azisë, ku klientët tashmë mund të para-porosin modelin. Për shkak të madhësisë dhe peshës së tij, shitja e Cybertruck në “tregjet jashtë shtetit” mund të përbëjë një sfidë serioze. Për shembull, në disa vende evropiane duhet të klasifikohet si kamion komercial ose kamion.
Njeriu i parë i kompanisë, Elon Musk, thekson veçoritë inovative të Cybertruck, duke pohuar se kjo kamionçinë elektrike nuk është e ngjashme me automjetet që shohim sot në rrugë, shkruan Katror.info.
“Ai përmban shumë teknologji dhe nuk duket si asnjë automjet tjetër sot”, tha Musk.
Cybertruck kishte një milion para-porositje në maj 2021, që do të thotë se rezervimet pothuajse janë dyfishuar në dy vitet e fundit./Katror.info