The Last Dinner Party, shënoi albumin më të madh debutues “Number One” të Official Charts për herë të pare pas nëntë vitesh.
Është java më e madhe hapëse për një album debutues që nga albumi i “Years & Years” i titulluar ‘Communion’ në vitin 2015.
Lajmi për momentin historik u njoftua sot nga Kompania Zyrtare e Listave [Official Charts Company], e cila konfirmoi se rok grupi në rritje kishte fituar 32,800 njësi të listave [chart units] në vetëm një javë me albumin e tyre debutues.
Duke dalur me albumin e titulluar: “Prelude To Ecstasy” javën e kaluar, grupi i përbërë nga Abigail Morris, Lizzie Mayland, Emily Roberts, Georgia Davies dhe Aurora Nishevci – gjithashtu kanë pasur disa arritje të tjera mbresëlënëse.
Këto përfshijnë albumin që është më i shituri në dyqanet e pavarura të disqeve në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë dhe do të sigurojë vendin numër një në tabelën zyrtare të dyqaneve të regjistrimeve [Official Record Store Chart]. Për më tepër, ai është bërë edhe rekordi “vinyl” më i shitur i javës, duke shitur mbi 14,000 kopje – shifra më e lartë që nga ribotimi i “The Masterplan” i Oasis që mbërriti në dyqane nëntorin e kaluar.
Për “The Last Dinner Party”, Katror.info kishte raportuar rreth një muaj më parë kur grupi kishte filluar të shfaqte suksesin e tyre. Këtu gjeni edhe artikullin e plotë./Katror.info