Themeluesja e Astronomy Outreach of Kosovo, Pranvera Hyseni u bë pjesë e edicionit të shtatë të revistës ZA, në mesin e disa prej grave më të suksesshme nga bota e shkencës e pioniereve të feminizmit në Kosovë.
Këtë e konfirmoi vetë Astronomy Outreach Kosovo me një postim në rrjetin social Facebook.
Revista ZA është revistë e cila publikohet nga Jahjaga Foundation e cila ka për qëllim promovimin e punës së jashtëzakonshme që shumë gra dhe vajza shqiptare bëjnë në Kosovë, rajon dhe botë.
Artikulli që i kushtohet Pranvera Hysenit titullohet “Journey To The Stars”.
Astronomy Outreach Kosovo është program që tenton ta promovojë dhe popullarizojë shkencën dhe astronominë në Kosovë.
Ndërsa Pranvera Hyseni është popullarizuese globale e shkencës, dhe Themeluese dhe Drejtore e “Astronomy Outreach of Kosovo”.
Hyseni filloi të tregojë interes për astronominë që në moshën tre vjeçare, ndërsa Kosova ende po përballej me konfliktin serb në fund të viteve të 90-ta. Si një fëmijë i vogël, ajo u rrit në një fermë, duke përfituar nga qiejt befasues dhe të errët të natës, të cilët tërhoqën vëmendjen e saj. Ajo gjithashtu i atribuon frymëzimin e saj nga një xhaxha i cili i tregoi asaj një eklips të diellit nga rrezet e diellit të reflektuara në një kovë me ujë.
Pranvera është merita për sjelljen e shkencës së astronomisë tek qytetarët e Kosovës, si dhe te njerëzit në mbarë botën, duke zhvilluar një program efektiv dhe të qëndrueshëm të shtrirjes së astronomisë./Katror.info