Tiranathlon, gara e triathlonit, e cila përfshin disiplinat e notit, çiklizmit dhe vrapit, do të pushtojë kryeqytetin shqiptar për të katërtin vit radhazi.
Ngjarja e madhe sportive do të bëjë bashe qindra garues, teksa një plan masash është marrë edhe për devijimin e trafikut në Tiranë.
Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.
-Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon”, parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në datën 26.05.2024, nga ora 08:00 deri në orën 13:00 (montimet fillojnë më datat 24-25 Maj 2024 dhe çmontimet do të bëhen direkt mbas përfundimit të aktivitetit)./Katror.info