FIFA ka zbuluar sot topin me të cilin do të luhen ndeshjet gjysmëfinale, ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe.
Nuk dihet se ëndrrën e kujt do ta bë realitet topi i quajtur “Al Hilm“ apo “Ëndrra”- të Argjentinës e Kroacisë që luajnë të martën më 13 dhjetor, apo Francës e Marokos që luajnë të mërkurën.
Al Hilm është dizajn miqësor me mjedisin pasi të gjithë elementët e topit janë bërë me bojëra me bazë uji dhe ngjitës, ndërsa ka një bazë ari me teksturë me model trekëndor delikat, frymëzuar nga shkretëtirat që rrethojnë qytetin e Dohas, ngjyra e Trofeut të Kupës së Botës dhe flamuri i Katarit.
“Al Hilm përfaqëson një fener drite mbi fuqinë e sportit dhe futbollit për të bashkuar botën”, tha në një deklaratë Nick Craggs, Drejtor i Përgjithshëm i Futbollit, Adidas.
Tash ka ardhur koha t’i thuhet lamtumirë topit “Al Rihla”, me të cilin u luajtën ndeshjet që nga Botërori i vitit 2010, shkruan Sportstar.
Mbrojtësi i Anglisë, Kieran Tripper, ka thënë më herët se topi i Al Rihla ndihej më i lehtë dhe kishte tendencë për të fluturuar.
“Mendoj se është pak më i lehtë. Kjo ndjehet nëse e goditni me shumë fuqi, thjesht do të fluturojë,” tha mbrojtësi i Newcastle United për Daily Telegraph.
“Sa herë që kam kaluar topin, kam ndjerë se topat janë pak më ndryshe, por nuk ka justifikime”./Katror.info