Fundviti na sjell spektakël në futboll në futboll të vogël në sallën e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Edhe sivjet organizohet turneu “Tournamet Prishtina Cup 2022”, i cili zgjon interesim të jashtëzakonshëm te adhuruesit e sportit në Kosovë, shkruan Shqip.com.
Ky turne organizohet nga e ish-futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës në futsall, Getart Hyseni, Bajram Murturi dhe Lulëzim Berisha.
Turneu nis nga data 24 dhe do të zgjas deri me 30 dhjetor e ku organizatorët konfirmojnë për Shqip.com se interesimi për pjesëmarrje është tejet i madh.
Organizatorët kanë menduar për të gjitha kategoritë derisa hapësira do të kenë edhe moshat U13 e U15, pastaj ekipet e senioreve femra, meshkujve, mediat si dhe personat me nevoja të veçanta./Katror.info