Punëtorët e “Trafikut Urban” janë nisur drejt objektit të Qeverisë për ta vazhduar protestën atje.
Në mesin e tyre është edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas kërkesës që ata i bënë për t’u bashkuar.
“E ndjej shumë, për të gjithë këta punëtorë këtu që janë të papaguar, faleminderit për të gjithë punën që e keni bërë për tërë këta muaj për t’i shërbyer qytetarët e kryeqytetit përkundër sabotazhave, përkundër bllokadave”, ka thënë Rama.
Për gjithë situatën ai e ka fajësuar Qeverinë në detyrë.
“E dini edhe ju, sikurse ne, sikur t’i keni pagat në bankë, e një zyrtar i bankës atje mos t’i lëshojë paratë, ashtu edhe Qeveria po vepron ndaj Komunës. Paratë tona që i kemi në gatshme nuk na i lëshon, për t’i kryer detyrimet tona ndaj jush”, është shprehur Rama. /Koha/Katror.info











