Tre anëtarë të një familjeje në Maryland blenë bileta për të njëjtin short të lotarisë duke përdorur të njëjtin grup numrash dhe secili përfundoi duke fituar një çmim prej 50,000 dollarësh.
Lotaria e Maryland tha se një burrë 61-vjeçar nga Hampstead bleu një biletë me 1 dollarë, shkruan Upi të enjten.
Vajza 28-vjeçare e burrit, nga Hampstead, dhe djali i tij 31-vjeçar, nga Towson, blenë bileta për të njëjtin çmim nga i njëjti dyqan.
Të tri biletat mbanin kombinimin e numrave 5-3-8-3-4, të cilët dolën të ishin numrat fitues në short, duke fituar çdo tiketë një çmim prej 50,000 dollarësh.
Lotaria tha se një nga lojtarët planifikoi t’i vendoste fitimet e tij në një shtëpie të re, ndërsa dy të tjerët thanë se do t’i investonin paratë e tyre të fituara në lotari.
Përgatiti:
