Në Poloni, teknologjia MagRail u projektua dhe së fundi u shfaq publikisht për herë të parë, teknologji e cila mundëson trafikun në lëvizje dhe me shpejtësi të lartë pa fërkime, të gjitha këto në infrastrukturën ekzistuese hekurudhore.
Trenat maglev lundrues ekzistues, ata në funksion si dhe zgjidhjet në zhvillim, duhet të përdorin një infrastrukturë të veçantë në mënyrë që të realizojnë të gjitha avantazhet e tyre, pra të “shkëputen” nga binarët dhe të lëvizin në gjendje pezull falë një fushe magnetike të drejtuar. Megjithatë, kjo mund të mos jetë domosdoshmërisht- sipas inxhinierëve të kompanisë polake Nevomo, të cilët së fundmi zbuluan shpikjen e tyre në botë: treni i parë maglev që është në gjendje të notojë dhe të lëvizë nëpër infrastrukturën ekzistuese.
Teknologjia e tyre MagRail, thonë ata, ka potencialin për të revolucionarizuar transportin hekurudhor. Ajo është frymëzuar nga teknologjitë që ne zakonisht i lidhim me idenë e Hyperloop, por me shumë më pak kërkesa kur bëhet fjalë për shina speciale ose tunele me presion të ulët. Në fillim të këtij muaji, Nevomo kreu gjithashtu provën e parë të levitacionit në botë të një vagoni eksperimental në shinat klasike hekurudhore, pa fërkime.

Gjatë atij testi, të kryer në një binar pak më shumë se 700 metra të gjatë pranë Nowa Sarzyna në Poloni, treni demo MagRail lëvizi me një shpejtësi prej 135 km/h, me çrast ai lëvizi me sukses mbi shina duke përdorur teknikën e levitimit pasiv, shkruan Katror. Info.
Treni i testues ishte 6 metra i gjatë, peshonte rreth 2 tonë dhe filloi të lëvizte me një shpejtësi prej 70 km/h. Falë këtij efekti, ai përshpejtoi nga 0 në 100 km/h në 11 sekonda. Kompania Nevomo thotë se teknologjia e tyre mund t’i shtyjë trenat e pasagjerëve në shpejtësi prej rreth 550 km/h në të ardhmen – të gjithë mbi binarët e zakonshëm hekurudhor, siç ekzistojnë në të gjithë botën.
Pas 3.5 vitesh zhvillim, kjo kompani polake ia ka dalë në synimin fillestar, ka treguar se është e mundur të përdoren hekurudhat ekzistuese dhe që mbi to të vendosen automjete me motorë linearë dhe sisteme të levitacionit magnetik. Kjo qasje “përmirësimi” kombinon besueshmërinë e transportit tradicional hekurudhor dhe teknologjinë potencialisht revolucionare, siç zakonisht e lidhim me trenat maglev dhe Hyperloop, thonë polakët. Ky test i parë i suksesshëm u jep atyre shpresë se janë në rrugë të mbarë drejt projektit të parë pilot në shkallë komerciale.
MagRail, besojnë ata, mund të arrijë aplikimin tregtar për transport të kufizuar mallrash që në fillim të vitit të ardhshëm. Projekti financohet nga BE-ja, por edhe nga disa fonde private të kapitalit sipërmarrës./Katror.info