John Rambo i solli aktorit Sylvester Stallone statusin e një heroi në filmat aksion, duke e mishëruar atë në pesë filma në 37 vjet. Aktori legjendar luajti për herë të parë rolin e Rambon në filmin e vitit 1982 Rambo: First Blood, bazuar në romanin e vitit 1972, First Blood nga David Morrell. Rambo është një veteran i Luftës së Vietnamit dhe në filmin e parë ai drejton një betejë kundër policisë lokale të qytetit të vogël Hope.
Stallone luajti ish Beretën e Gjelbër në vazhdimet e saj – Rambo: First Blood Part 2 (1985), Rambo 3 (1988), Rambo (2008) dhe Rambo: Last Blood (2019). Ishte përfundimi i filmit të tij të fundit që la të kuptohet se Stallone po i thotë lamtumirë rolit.
Megjithatë, shumë menduan kështu edhe pas filmave Rambo 3 dhe pas Rambo (2008), por Sly kthehej gjithmonë. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, aktori i është përgjigjur prerë pyetjes nëse do të rikthehet në pjesën e gjashtë.
“Unë mund të largohem nga Rambo. Ai ka bërë pak a shumë gjithçka edhe pse ata janë në kërkim të një filmi tjetër. Por me kë duhet të luftoj? Artritin?” tha ai, shkruan Katror.info.
Aktori italo-amerikan ndoshta nuk do të luajë më rolin e Rambos, por kjo nuk do të thotë se ai do të largohet nga ekskluziviteti. Ai njihet për dashurinë që ka për personazhet e tij, më së shumti Rambo dhe Rocky, ndaj nuk do të ishte e çuditshme nëse ai do të merrte stafetën e regjisorit. Ai është shumë i zëshëm për prequels që do ta vendosnin Rambo në Luftën e Vietnamit. Kështu Stallone mund t’ia kalojë stafetën ndonjë aktori të ri që do të vazhdojë të luajë Rambon në të ardhmen.
Disa mendojnë se do të ishte një ide e mirë të “rindizej” Rambo në stilin e Quentin Tarantino. Si zëvendësim për Stallonen, ata e shohin aktorin Adam Driver, një aktor që ka marrë role të dukshme vitet e fundit dhe shpesh ka qënë pika më e ndritshme në filmat që ka luajtur./Katror.info