Tri objekte kulturore, muzikore e artistike do të ndërtohen në kryeqytet, të cilat pa dyshim do ta pasurojnë jetën artistike të Prishtinës.
Për ndërtimin e këtyre objekteve bëri të ditur i pari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Vizituam hapësirën ku do të ndërtohet Liceu Artistik në Kryeqytet. Projekti përfshin ndërtimin e tri objekteve, ku e para është shkolla e muzikës “Prenk Jakova”. Ndërsa më vonë do të ndërtohen shkolla e arteve pamore dhe ajo e dramës.
Objektet do të ndërtohen me materiale që emetojnë zero karbon, duke ruajtur natyrën dhe ambientin. Kjo qasje synon të mbrojë shëndetin e nxënësve, stafit akademik dhe qytetarëve të Prishtinës.
Ky projekt reflekton përkushtimin tonë për infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme për edukimin artistik në kryeqytet”, shkroi Rama në Facebook./Katror.info