Temperaturat kanë rënë dhe bashkë me të edhe sfida e njohur e mëngjesit e xhamave të mjegulluar të makinave.
Jo vetëm që pengojnë dukshmërinë dhe rrisin rrezikun e aksidenteve, por fshirja e vazhdueshme e xhamave është kohë-humbëse dhe bezdisëse për çdo shofer.
Për fat të mirë, ekzistojnë truke të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të heqni qafe këtë problem bezdisës dhe ta bëjnë ngarjen e përditshme më të lehtë, shkruan Telegrafi.
Një metodë efektive është përdorimi i shkumës së rrojës. Vendosni një shtresë të hollë shkume në xham, pastaj fërkojeni mirë me një peshqir letre derisa të zhduket teprica.
Ky truk zvogëlon kondensimin dhe gjithashtu funksionon shumë mirë në pasqyrat e banjës, ku parandalon mjegullimin pas dushit.
Gjithashtu, spreji kundër mjegullës, i cili mund të gjendet në farmaci, është i lehtë për t’u aplikuar në syze dhe ofron mbrojtje afatgjatë pa mjegullim. /Katror.info











