Udhëheqësit e NATO-s kanë rënë dakord të mërkurën për një rritje masive të shpenzimeve të mbrojtjes pas presionit nga presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe shprehën “angazhimin e tyre të palëkundur” për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit nëse sulmohen.
Në një takim me kryeministrin holandez, Dick Schoof, Trumpi e ka përshkruar samitin si “fantastik”.
Ai ka shtuar se samiti ishte “një sukses i madh”.
32 udhëheqësit miratuan një deklaratë përfundimtare të samitit ku thuhej se “Aleatët angazhohen të investojnë 5% të BPB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes, si dhe në shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035 për të siguruar detyrimet tona individuale dhe kolektive”./KOHA/Katror.info