Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, po bëhen përgatitjet e fundit për shfaqjen “Martesa”, premiera e së cilës do të mbahet më 20 shtator 2024, ndërkaq reprizat: 21, 23 & 24 shtator 2024.
Me autorësi të Witold Gombrowicz e adaptim dhe regji nga Norbert Rakowski, shfaqja do të sjellë një rrëfim për përditshmërinë, një studim të çuditshëm mbi njeriun e zhytur në ëndërr.
“Martesa” e Gombrowicz nuk është një dramë e zakonshme, është një rrëfim për përditshmërinë, një studim i çuditshëm mbi njeriun e zhytur në ëndërr.
Autori i çon shikuesit në një botë që përballet me traumën e së kaluarës dhe përpjekjet për të ndërtuar një realitet të ri. Në dramë, protagonisti kryesor, Henri, kthehet në një botë që tashmë nuk e njeh, e cila bëhet një alegori për kthimin në një vend të prekur nga lufta, ndarjet shoqërore dhe politike.
“Martesa” konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë dramatike polake të shekullit XX./Katror.info