Mbrëmë u hap ekspozita “Dita Natë, Nata Vjet” e kolektivit Haveit, kuruar nga Lulzim Zeqiri.
Si asnjëherë më parë, me veprat e reja dhe performancën, Haveit e transformuan Galerinë Kombëtare në një hapësirë ëndërrash.
Ekspozita “Dita Natë, Nata Vjet” synon të hulumtojë më thellë natyrën e njeriut në kohë dhe në hapësirë të caktuar.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 20 shkurt, 2024. /Katror.info