Një fluturim i All Nippon Airways nga Tokio në Los Anxhelos u nis më 1 janar 2024 dhe u ul më 31 dhjetor 2023.
Duke marrë parasysh diferencën e madhe kohore mes këtyre dy qyteteve, udhëtarët që ishin në fluturim patën mundësinë të festojnë Vitin e Ri në Tokio, e më pas të kthehen në të vjetrin dhe të mirëpresin sërish të parin e janarit në një kontinent tjetër.
Bëhet fjalë për një avion që u ngrit nga Tokio në orën 1:06 të mëngjesit të 1 janarit dhe u ul në Los Angeles në orën 17:12 më 31 dhjetor.
Flightradar24.com ndau informacione rreth këtij fluturimi me përshkrimin: “Udhëtimi në kohë është i mundur”.
“Udhëtarët në fluturimin #NH106 u ngritën nga Tokio në vitin 2024 dhe u ulën në Los Angeles në vitin 2023”, u theksua me hashtag-un “kthim në të ardhmen”.
E njëjta gjë ndodhi vitin e kaluar kur një avion nga Seuli, Koreja e Jugut fluturoi për në San Francisko më 1 janar./Katror.info