Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates ka zbuluar se në çfarë moshe i ka lejuar fëmijët e tij të kenë telefona celularë.
Ekspertët dhe prindërit argumentojnë se fëmijët shpenzojnë shumë kohë para ekraneve, sepse sapo ta lini fëmijën tuaj të ketë një telefon, në thelb nuk ka kthim prapa.
Bill Gates, fëmijët e të cilit janë tani 27, 24 dhe 21 vjeç, kohët e fundit tha për Mirror se ai nuk u kishte dhënë fëmijëve të tij telefona celularë deri në moshën 14 vjeç.
Edhe pse kjo mund t’u duket e vështirë disa prindërve, një raport i platformës “Kids & Tech” zbulon se mosha mesatare kur fëmijët marrin telefonat e parë është 10.3 vjeç.
Kur fëmijët e tij merrnin telefona, vazhdoi Gates, ai ishte mjaft tradicional në lidhje me kufizimet dhe ndalimet, pasi ata nuk lejoheshin të përdornin telefonat në tavolinë, vetëm për detyrat e shtëpisë ose për të studiuar.
Është interesante se ai madje i ndaloi fëmijët e tij të përdorin produktet e Apple në shtëpi për shkak të rivalitetit të tij me Steve Jobs. Gjithashtu, bashkëthemeluesi i Microsoft vendosi një kufi të kohës para ekranit kur vajza e tij filloi të shfaqte shenja të varësisë nga video lojërat në vitin 2007./Katror.info