Tashmë atmosfera po ndihet në të gjitha pjesët e Ulqinit, ndërsa, si gjithnjë, rinia është emëruesi edhe i kësaj vere ulqinake, shkruan albinfo.ch.
Edhe për sezonin e këtij viti, komuna, hotelet, pronaret e plazheve, restorantet, kafenetë dhe ulqinakët janë përgatitur për një fluks të madh të turistëve nga Kosova.
Nëse e shikojmë nga lart këtë pjesë të Ulqinit, na ofrohet një pamje mahnitëse, e nëse zbresim në tokë, e përjetojmë mrekullinë që ofron plazhi i Ulqinit.
Ka një plazh të bukur dhe ofron një shumë llojshmëri të bukurive që posedon.
Që nga uji e deri te rëra, ky plazh i krijuar aq bukur nga nëna natyrë, është një fat i madh për njerëzit që arrijnë ta shijojnë e të pushojnë.
Në pikat kufitare të Malit të Zi thuhet se të shumtë janë turistët shqiptarë që janë nisur drejt bregdetit të Ulqinit./Katror.info