UN Women Kosova ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në EXPO-n Rajonale për Sipërmarrjen e Grave 2025, duke ofruar një mundësi të rrallë për gratë sipërmarrëse në vend që të zhvillojnë më tej bizneset e tyre dhe të lidhen me rrjete rajonale e ndërkombëtare.
Eventi, i organizuar nga UN Women Europe and Central Asia, do të mbledhë sipërmarrëse nga 13 vende të ndryshme, duke ofruar:
- Trajnime intensive nga kompani lidere të Evropës dhe Azisë Qendrore
- Mentorim individual me ekspertë të fushës
- Rrjetëzim me sipërmarrëse të tjera dhe investitorë
- Prezantim të ideve të biznesit para panelit të investitorëve
- Panair virtual për promovimin e produkteve dhe shërbimeve
- Mundësi për të konkurruar në EXPO Capital Quest në pranverën e vitit 2026
Të drejtë aplikimi kanë gratë në fazën e produktit minimal të zbatueshëm (prototip), në fazën fillestare (produkt/shërbim tashmë në treg) ose në fazën e rritjes (me të ardhura të gjeneruara dhe plane zgjerimi).
Aplikimet janë të hapura në 10 gjuhë, përfshirë shqipen, dhe mund të bëhen në linkun: 👉 unwo.men/X4Sc50Wv5eu.
Video prezantuese mbi panairin gjendet këtu: https://youtu.be/clKTmeNDMc0.
UN Women apelon që të gjitha gratë sipërmarrëse në Kosovë të aplikojnë sa më shpejt, pasi afati përfundimtar po afron./Katror.info