Bëhet e ditur se për herë të parë që nga themelimi i tij, Universiteti i Prishtinës është renditur në revistën, Times Higher Education (THE), pikë referimi globale për përsosmëri në arsimin e lartë, kërkimin dhe inovacionin.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka shkruar se renditja vjetore “THE” vlerëson universitetet në mbarë botën në: mësimdhënie, kërkime shkencore, citate, të ardhura nga industria dhe nga këndvështrimi ndërkombëtar duke përdorur 13 tregues të performancës për krahasime gjithëpërfshirëse dhe të balancuara.
“Kjo renditje përfshin 1904 universitete nga 108 vende të ndryshme të botës, të cilat janë renditur duke llogaritur performancën e institucioneve të arsimit të lartë. listat e njohura. Ne si ministri e Arsimit do të vazhdojmë të mbështesim plotësisht arritjen e standardeve që çojnë në avancimin e cilësisë dhe performancës”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, UP nga 1,904 është renditur në vendin e 1501 në THE.
Më shumë detaje në këtë vegëz.