Universiteti i Prishtinës për vitin akademik 2023/2024 do të mbështes financiarisht studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në Universitetin e Prishtinës.
Këshilli Drejtues i UP-së ndan buxhet për mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në UP ne shumën prej tridhjetë mijë euro, ndërsa shuma e ndarë për çdo student do të jetë deri në katërqind e pesëdhjetë euro, thuhet në njoftim.
“Këshilli Drejtues i UP-së ndan buxhet për mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara që studiojne në UP ne shumën prej 30.000 euro (tridhjetë mijë euro), ndërsa shuma e ndarë për çdo student do të jetë deri në 450.00€ (katerqind e pesëdhjetë) euro”, thuhet tutje në njoftim./Katror.info