Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka lansuar planin e veprimit për barazi gjinore 20234-2026. U tha se ky plan do eliminojë pabarazinë në jetën akademike, do të ketë gjithëpërfshirje dhe do të luftojë stereotipet.
Rektori Qerim Qerimi, ka theksuar se përfshirja e grave në poste drejtuese në Universitetin e Prishtinës është e një rëndësie të veçantë.
Ai ka thënë se angazhimi për barazi gjinore shtrihet edhe në pjesën qenësore të kurrikules në mënyrë që barazia dhe diversiteti gjinor të integrohen si vlera thelbësore të programeve arsimore.
Kurse, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se ky plan i veprimit tregon se rruga për barazi gjinore është shumë afër, megjithëse ka ende punë për të arritur këtë qëllim.
Lansimin e këtij plani të veprimit e mirëpriti edhe ambasadori i Suedisë, Jonas Ëesterlund. Ai ka theksuar se kjo iniciativë shënon një përpjekje shumë të madhe për arritjen e barazisë gjinore në jetën akademike.
Hartimi i këtij plani është bërë në bashkëpunim mes Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”./Katror.info