Folikulat e flokëve, ashtu si çdo pjesë tjetër e trupit të njeriut, varen nga ajo se çfarë ushqimi konsumojnë njerëzit. Nëse dikush nuk konsumon ushqim që përmban vlera ushqyese, ushqimi jo i shëndetshëm mund të qojë në probleme të ndryshme me flokët, përfshirë, thatësinë, hollësinë dhe humbjen e tyre.
Times of India ka bërë një listë me ushqimet më të mira për flokë të gjatë e të shëndetshëm.
Spinaqi, pasi përmban sasi të bollshme të hekurit, konsiderohet të jetë shumë i shëndetshëm kur bëhet fjalë për flokët e gjatë. Kjo perime me gjethe të gjelbra transporton oksigjenin në folikulat e flokëve dhe është i pasur po ashtu edhe me vitaminë A dhe C, të cilat veprojnë si zbutës natyral për flokët.
Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega 3. Ky lloj peshku garanton shëndet më të mirë për skalpin dhe ndikon në rritjen e flokëve, duke shtuar shkëlqim natyral në to.
Vezët, si burim fantastik i proteinave, mund të jenë ushqim shumë i mirë për flokët. Pasi janë të pasura me vitaminë B, vezët ndikojnë edhe në rritjen e flokëve.
Patatja e ëmbël përmban sasi të bollshme të betakarotenit. Ato kontribuojnë në shtimin e prodhimit të sebumit, i cili stimulon rritjen e flokëve.
Karotat janë të pasura më vitaminë A, e cila ndihmon prodhimin e sebumit gjithashtu. Karotat e mbajnë lëkurën e kokës të shëndetshme dhe të pastër duke promovuar edhe rritjen e shëndetshme të flokëve.
Kosi i kulluar përmban proteina dhe është i mbushur me vitaminë B5, gjë që është e nevojshme për rritjen e flokëve në mënyrë të shëndetshme.
Frutat e thata dhe farat si arrat e bademet duhet të përfshihen në dietën e përditshme në mënyrë që të rriten flokët dhe të riparohen, ndërkohë që disa prej tyre mbrojnë flokun edhe nga dëmi që mund të shkaktojnë radikalet e lira.
Frutat e malit duhet të konsumohen bashkë më drithëra në mënyrë që flokët të rriten të shëndetshme. Boronicat, dredhëzat dhe manaferrat përmbajnë sasi të konsiderueshme të antiokidantëve, të cilët i mbrojnë folikulat e flokëve nga dëmtimi dhe stimulojnë rritjen e tyre./Katror.info