Alpinistja Uta Ibrahimi u kthye sot në Kosovë me tri eksperienca mahnitëse të ngjitjeve në male, e pamundur për t’u përshkruar lehtë.
Ajo në këtë sezonë ngjiti me sukses 3 majat më të rrezikshme deri më tani, nga gjithsej 11 maja sa ka realizuar nga projekti i saj 14 majat më të larta në botë në vargmalin e Himalajave. Kështu arriti të jetë alpinistja e parë në Ballkan që brenda një sezone realizoi 3 ngjitje.
Këto 3 maja janë: Nanga Parbat, 8126m me 2 Korrik, Broad Peak, 8051m me 23 Korrik dhe majen më sfiduese K2, 8611m me 27 Korrik.
Uta sot u prit nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjeve Sportive e Kosovës dhe ministri I Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku. Ai përmes një postimi në Facebook tha se Uta në këtë sezonë ngjiti më sukses majat më të rrezikshme, nga gjithsej 11 maja sa sa ka realizuar nga projekti i saj 14 majat më të larta në botë në vargmalin e Himalajave./Katror.info