Pas ngjitjes së Majës k2 6611m, duke u bërë kështu gruaja e parë në Ballkan që e ngjet këtë majë, Uta Ibrahimi i drejtohet Kosovës me një video frymëzuese nga Maja e malit.
Në video-incizimin e shpërndarë në rrjetin social Facebook, Ibrahimi përveç tjerash thotë “Kjo është njëra prej ekspeditave më të vështira, edhe kjo është për vendin tem, malin tem, popullin tem”, teksa valëvitë flamurin e Kosovës bashkë me atë të Shqipërisë.
Mes tjerash Ibrahimi shkroi “Më 27 korrik e ngjita Majën K2 8611m, e dyta më e nalta, e para për vështirësi.
Kam provu me i ba disa video, edhe me u shpreh ma shumë … por si kurr asnjier tjetër, lotët e gëzimit edhe emocionet nuk më lejshin.. mi nalshin fjalët në fyt.
Ende pe kam shumë të vështirë me mendu për këtë ngjitje edhe mos me me dal lotët.
Nji JETË punë për me ardh deri këtu.
Jam shumë shumë e lumtun që kjo ngjitje i paska krenu plot njerëz, sikurse qysh më ka gzu zemrën edhe mu.
Jam e lumtun që sado pak, po e naltësoj vendin tem Kosovën, edhe po e vendos flamujt e mi të dashtun nëpër çatitë e botës!
Për flamurin e kombit më rreh zemra fort, e dashnia për Kosovën nuk matet.”
Para disa ditës Katror.info raportoi se alpinistja e njohur kosovare, Uta Ibrahimi e njohur ndryshe edhe si heroina jonë e maleve, tashmë ka mposhtur edhe K2 me lartësi 8,611 m, dhe e ka renditur “Malin Vdekjeprurës” në vendin e 11 në listën e saj të projektit 14/80000./Katror.info