Grace Burns, vajza e top modeles legjendare të viteve nëntëdhjetë, Christy Turlington, bëri debutimin e saj në Javën e Modës në Milano.
19-vjeçarja ka ecur si profesioniste në pasarelë dhe ka mahnitur të gjithë të pranishmit me bukurinë e saj natyrale, të cilën mesa duket e ka trashëguar nga e ëma, shkruan Katror.info.
Për sfilatën e stilistes italiane Alberta Ferretti, ajo ka veshur një fustan me lule në ngjyrë bezhë, ndërsa të gjithë edicionin e ka përfunduar me grim të thjeshtë në të ashtuquajturat nuanca “nude”.
Siç raporton “Vogue”, me këtë lëvizje e reja Grace i është bashkuar zyrtarisht gjeneratës së ardhshme të top modeleve, pra vajzave që vazhdojnë rrugën e nënave të tyre – ish-top modele të viteve nëntëdhjetë.
Kujtojmë, përveç Grace, bota pati mundësinë të shikonte drejtpërdrejt, në pasarelë, Lily Moss – vajzën e Kate Moss, por edhe Kai Gerber, vajzën e Cindy Crawford./Katror.info