Është shpallur “Shkencëtari i vitit 2022” nga Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.
Edhe këtë vit është shpallur një grua, pra Valbonë Mehmeti, njofton ministreja Nagavci, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook.
Valbonë Mehmeti është Doktore e shkencave të Kimisë. Është asistente e angazhuar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës.
Mehmeti është autore e 14 publikimeve shkencore për vitin 2022, prej të cilave 4 si autore e parë. Po ashtu, është autore e dy monografive.
Ministrja Ngavci është shprehur e lumtur që ky titull edhe këtë vit shkoi për një grua dhe gjithashtu ka thënë se si ministre do të vazhdoj të avancoj politikat për zhvillimin e shkencës.
“Si Ministri do të vazhdojmë të avancojmë politikat për zhvillimin e shkencës në mënyrë që Kosova të jetë një kontribuese e rëndësishme e shkencës në botë!
Urime e suksese!”, shkruan Nagavci. /Katror.info