Vedat Muriqi është shpallur futbollisti më i mirë i ndeshjes Mallorca – Real Madrid që u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.
Sulmuesi kosovar, Muriqi realizoi golin e barazimit për Mallorcan në këtë sfidë – teksa kishte paraqitje tejet të mirë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Muriqi në mediat spanjolle ka potencuar se është tejet i lumtur që ka realizuar ndaj madrilenëve – teksa tha se ka respekt të madh për klubin mbretëror.
“Real Madridi është një ekip fantastik. I uroj atyre më të mirat. Dikur i shikoja në televizor, tani arrita të shënoja kundër tyre. Unë nuk kam asgjë tjetër përveç respektit për ta”, tha Muriqi./Katror.info