Vazhdojmë me pak Disco, Soul music, Children’s Music, Dance-rock, Rock, Blues.
“Miss You” është kangë nga rock-grupi anglez Rolling Stones, i lansuar nga Rolling Stones Records në maj 1978.
- Kanga u publikua si single i parë një muaj përpara albumit të tyre Some Girls.
- “Miss You” u shkrua nga Mick Jagger dhe Keith Richards.
- Kanga “Miss You” arriti kulmin në vendin e parë në Billboard Hot 100 dhe në vendin e tretë në tabelën e singleve në Mbretërinë e Bashkuar.
- Një version i zgjeruar, i quajtur “Special Disco Version”, u publikua si remix i parë i kalimit të grupit në një këngë 12 inç.
- Në vitin 2010, revista Rolling Stone e vlerësoi “Miss You” me numrin 498 në listën e saj të 500 kangëve më të mëdha të të gjitha kohërave, duke zbritur 2 vende nga numri 496 në versionin e 2004.
Jagger dhe Ronnie Wood këmbëngulin se “Miss You” nuk ishte konceptuar si kangë disko, ndërsa Richards tha: “Miss You” ishte incizim disko shumë i mirë; në fakt u llogarit të ishte i tillë. Sidoqoftë, ajo që po ndodhte në diskoteka e bëri të tillë regjistrimin. Charlie Watts u shpreh se: “Shumë nga ato kangë si “Miss You” në “Some Girls” … u ndikuan shumë nga diskotekat, si Daulle e stilit Filadelfia”.
Kanga n’Youtube numëron 15,394,343 shikime.
Dëgjim t’këndshëm 🙂 /Katror.info