katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    7 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    8 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    9 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    9 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    9 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    9 hours ago
    Gazetarët bëjnë thirrje për raportim etik gjatë fushatës zgjedhore
    10 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    10 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    12 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    1 day ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    7 days ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    1 week ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    1 day ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    6 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Veprimet e vogla në qëllimet e mëdha të ruajtjes së mjedisit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraPeople

Veprimet e vogla në qëllimet e mëdha të ruajtjes së mjedisit

Last updated: 06/04/2024 4:06 PM
30 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media /Edona Demaj - Drejtoreshë e EcoKos

Në një botë që përballet me sfidat mjedisore, ekziston një kërcënim i heshtur por i fuqishëm që fshihet në kuzhinat tona: vaji i përdorur për gatim. Kjo mbeturinë e thjeshtë, shpesh e anashkaluar, është një nga katër ndotësit më të mëdhenj në botë të tokës dhe ujit. Një litër vaj i përdorur i gatimit mund të ndotë një milion litra ujë. 

Edona Demaj nga Prishtina, i ka vënë vetes një sfidë për të zbutur këtë problem. Ajo qe gjashtë vjet udhëheq një biznes për përpunimin e vajrave të përdorur ushqimorë. Me qëllim mbrojtjen e ambientit, biznesi i Edonës i mbledh ato nga gastronomia dhe i eksporton jashtë vendit, ku kthehen në bionaftë dhe gjejnë përdorim tjetër në shoqëri.

“Në Kosovë në fakt ka munguar një operator, një kompani, e cila bën grumbullimin e vajit të përdorur dhe e gjithësasia e cila deri në atë kohë është përdorur dhe është shfrytëzu, është grumbullu, është trajtu në mënyra jo adekuate në liqej, në lumenj dhe më së shumti nëpër kanalizime. Si rrjedhojë ka lindë nevoja për krijimin e një kompanie, të cilën në fakt kur më është prezantu mu fillimisht ideja, unë më tepër e kam pa si projekt ambientalist.”

FOTO: KATROR MEDIA /EDONA DEMAJ – DREJTORESHË E ECOKOS

Mundesh me e lexu edhe…

Nga një fushë krejt tjetër profesionale, por me qëndrime kritike ndaj ndotësve të ambientit, Edona, mori përsipër një sfidë krejtësisht të re, por dobiprurëse.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Duke ardhur edhe nga fusha e gazetarisë e kemi pa si të nevojshme ruajtjen e ambientit për ta kriju më tutje si një biznes, i cili tash e gjashtë vite ka operu me mjaft sukses.”

Ani pse në një vend si Kosova, ku suksesi me punë ekologjike nuk është i garantuar, Edona ju përkushtua kësaj nisme duke filluar me pak biznese bashkëpunuese për të shtrirë punën në tërë territorin e Kosovës sa e ka tani.

“Në fillim në fakt, për rrethin edhe për familjen ka qenë ndoshta pak çudi, për shkak se siç e ceka, unë me background jam gazetare edhe prej një fushës ndoshta të medias pa një përvojë në ambient, po edhe pa një përvojë në biznes, nuk e kam ditë nëse ne do t’ia dalim ose jo, mirëpo përkrahjen më të madhe e kam pasur prej bashkëshortit, ne të dytë jemi gazetarë, mirëpo të dytë jemi ndoshta persona që kemi dashtë me u sfidu. Kështu që kemi fillu fillimisht punën në terren, terreni edhe ka qenë pjesë e jetës tonë nga gazetaria. Kemi dalë dhe kemi bërë hulumtime, kemi pa që në terrenin tonë ka nevojë që të ketë një kompani e cila bën trajtimin e vajit të përdorur ushqimor. Duke kalkulu domethënë edhe sasinë e madhe të vajit në atë kohë dhe mostrajtimin adekuat, atëherë ne veç kemi fillu domethënë punën.”

Se ky vaj i cili hidhej çdo ditë jashtë në ambient, mund të përpunohet dhe të gjejë përdorim të ri në sferat e jetës, nuk ishte një koncept i njohur për bizneset e Kosovës, dhe u desh kohë që të bindeshin për bashkëpunim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -



“Fillimisht ndoshta kemi pasë hezitime në terren, për shkak se nuk kanë pasë idenë që vaji i përdorur ushqimor mund të ripërdoret madje ka pasë edhe dyshime që ne po e marrim vajin edhe po e ripërpunojmë dhe po e shndërrojmë sërish në vaj. Mirëpo, me kalimin e kohës, me bindjen e klientëve, me kontratat edhe me të gjitha domethënë që ne i kemi ofru si dëshmi ligjore, për shkak se jemi kompani e licencume nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e po ashtu kemi edhe licencë ndërkombëtare ICC, që është për minimizim të dioksidit të karbonit si dhe me ofrimin e shërbimit korrekt me kohë, domethënë ne kemi arritë me i bindë edhe klientët. Sot, ne numërojmë mbi dy mijë klientë të cilët po besoj edhe ne si rezultat i bashkëpunimit që kemi thuajse tash e gjashtë vite, janë të kënaqur me ofrimin e shërbimeve tona, po edhe ne jemi të kënaqur me mënyrën se si ata e kanë pranu ruajtjen e vajit po edhe ashtu trajtimin, për shkak se duhet që edhe ata fillimisht të bëjnë një ruajtje, sigurisht është një kohë për ta.’’

Edona, një menaxhere e suksesshme, është një model inspirues për shumë gra tjera që pëveçse hezitojnë të marrin përsipër biznese, gjithashtu përforcojnë edhe shumë stereotipe tjera gjinore ku shumë punë konsiderohen për burra.

“Unë disa herë ndoshta e kam potencu, gratë përderisa udhëheqin familje, mund të udhëheqin edhe biznese edhe të gjitha veprimtaritë e tjera, bizneset edhe profesionet nuk janë të ndara në baza gjinore, domethënë unë të paktën nuk e shoh kështu. Edhe ne kemi dëshmu në Eco Kos që punët nuk ndahen në baza gjinore, nuk ka punë për burra edhe punë për gra. Edhe punët në shtëpi janë për burra, edhe punët në terren janë për gra. Ne në Eco Kosnumërojmë nëntë punëtorë për momentin. Ka katër nga to jemi gra, të cilat mund t’i shihni domethënë edhe nga pamjet, janë edhe në procesim punojnë gra në procesim. Ndoshta është pa pak e çuditshme, mirëpo unë mund të them që pasi që kemi punësu gratë në procesim, ne kemi arritur rezultatet më të mëdha sesa kanë qenë burrat,ndoshta pse jemi më të përpikta në punë, jemi më detajiste.’’

Sipas Edonës, vetëdijësimi për ruajtjen e mjedisit, duhet të filloj qysh në shkollat fillore, ndërsa minimizimin e konsumit ajo e konsideron si kyç për zvogëlimin e ndotjes.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Mendoj që ndërgjegjësimi duhet të fillojë qysh në moshat e reja, qysh në shkollat fillore, mendoj që duhet të kemi lëndë speciale të cilat merren me ekonominë qarkore, me ruajtjen e mjedisit. Unë jam edhe personalisht e angazhume në projekte të ndryshme me të cilat synoj që të ndërgjegjësojë gjeneratat e reja, qoftë të shkollave fillore, qoftë të shkollave të mesme. E para, për minimizimin e konsumit, për shkak se me konsum të tepërt ne krijojmë mbeturinë. Gjithsesi, mbeturinat janë edhe potencial për krijimin e energjisë së ripërtëritshme, mirëpo nëse arrijmë që të krijojmë mbeturina pa i shndërruar ato në hedhurina, do të thotë pa i dërguar ato nëpër deponi… Minimizimi i konsumit mendoj që ndikon në ruajtjen e mjedisit.”

FOTO: KATROR MEDIA /EDONA DEMAJ – DREJTORESHË E ECOKOS

Kjo punë për ruajtjen e mjedisit nga lëndët ndotëse zhvillohet në mënyrë zingjirore si dhe ky proces, që nga mbledhja, përpunimi, deri tek ripërdorimi i vajit është krejtësisht i sigurt dhe ekologjik.

“Ne kryesisht funksionojmë me thirrje dhe me vizita të rregulla të klientëve tanë. Klientët, varësisht nga ndërrimi i vajit që bëjnë në frytezat e tyre, për shkak se ne grumbullojmë vetëm vajin me origjinë bimore nga frytezat, nga domethënë nga fërgesat që bëhen pasi që të grumbullojmë në terren, ju ku edhe mujtët me e pa domethënë këtu, ne e sjellim në depo, ku fillimisht e kemi dhomën e ngrohjes, për shkak se vaji ka nevojë që të arrijë një pikë të ngrohjes që të jetë më likuid, pastaj bëhet procesimi i vajit edhe domethënë bëhet eksporti që dërgesa finale bëhet në Austri ku edhe shndërrohet në bionaftë. Ndoshta vlen të ceket si bionaftë, përdoret kryesisht në agrokulturë, domethënë në kombanja, nëpër traktorë, për shkak se ky vaj, kjo naftë domethënë që është bio, është ekologjike, nuk i dëmton produktet e edhe të të mirat materiale që vijnë nga agrokultura.”

Një litër vaj i përdorur kushton 50 cent, ndërsa përgjatë një muaji, Eco Kos grumbullon dhjetëra tonë vaj të tillë. Në një kohë të krizës mjedisore, projektet e tilla ambientaliste shërbejnë si një kujtesë se me përkushtim dhe vizion, mund të bëhen ndryshime të mira në shoqëri. /Katror.info

Edicionin #42 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Kliko këtu dhe bëje Follow/pëlqeje Katror.info për me pa veç Lajme të Mira 🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:aktivizmi qytetarbionaftëbiznesEdona DemajekologjiGruaLajme te miraMjedisiReciklimruajtja e ambientitsuksestoptop1TophomeVaji

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Filmi që do të hapë Festivalin e Filmit në Kanë
Artikulli i ardhshëm Kosova pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani

12 Shikime
Lajme të mira

Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP

11 Shikime
Lajme të mira

FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak

23 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?