Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Vera andrron Detin” me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës ka fituar edhe një çmim. Kësaj radhe bëhet fjalë për çmimin për përzgjedhjet rajonale të Horizonteve Ballkanike në ‘Free Zone Film Festival’.
Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale nga aktori dhe producenti i filmit Shkumbin Istrefi.
Sipas njoftimit të Qendrës së Kinematografisë së Kosovës ditë më parë, filmi nga tani e tutje do të jetë pjesë e HBO Max, platformës amerikane të transmetimit të filmave, serialeve dhe kanaleve televizive.
Filmi shtjellon temën e pabarazisë gjinore dhe përpjekjet për të drejta të grave dhe është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare.
Ky film mori gjithashtu çmimin për regjinë më të mirë në edicionin e 14-të të “PriFest 2022”.
Në film luajnë: Xhevat Qorraj, Astrit Kabashi, Teuta Ajdini, Refet Abazi, Alketa Sylaj, Armend Baloku, Aurita Agushi, Arona Zyberi, Vjosa Abazi, Ernest Malazogu, etj.
“Vera andrron Detin” së fundmi është shfaqur edhe në në Festivalin Ndërkombëtar të filmit “QISAH”, në Londër./Katror.info