Pas gjashtë fejesave dhe katër martesave, ylli i muzikës pop Jennifer Lopez, shpejgoi arsyet pse ajo ndjeu kaq fort dëshirë për të marrë mbiemrin e burrit të saj të ri Ben Affleck pas dasmës së tyre në Gjeorgji këtë verë.
Në intervistën e saj për Vogue, ajo i’u përgjigj kritikave për zgjedhjen e saj për t’u bërë zyrtarisht zonja Affleck, duke e hedhur poshtë të gjithën si qesharake. “Çfarë? Vërtet?” u përgjigj ajo.
“Njerëzit ende do të më quajnë Jennifer Lopez. Por emri im ligjor do të jetë zonja Affleck sepse ne jemi bashkuar. Ne jemi burrë e grua. Unë jam krenar për këtë. Nuk mendoj se është problem.”
Këngëtarja foli gjithashtu se si ajo dhe bashkëshorti i saj tani rindezën romancën e tyre njëzet vjet pas fejesës së tyre të parë të prishur. Lopez shpjegoi se menjëherë pasi ajo dhe ish-i dashuri Alex Rodriguez ndërprenë fejesën e tyre në fillim të vitit 2021, ajo mori një email nga Affleck, i cili gjithashtu sapo i kishte dhënë fund marrëdhënies së tij me Ana de Armas.
Nga ai moment, ata vazhduan të flisnin dhe më pas filluan të vizitonin njëri-tjetrin në shtëpitë e tyre përkatëse. “Natyrisht që ne nuk po përpiqeshim të dilnim në publik,” tha Lopez. “Por unë kurrë nuk iu shmanga faktit që gjithmonë ndjeva sikur kishte një dashuri të vërtetë atje. Njerëzit në jetën time e dinë se ai ishte një person shumë, shumë i veçantë në jetën time. Kur u rilidhëm, ato ndjenja, për mua, ishin ende shumë reale.”
Sa i përket Affleck-ut, ai i tha revistës se “Ka diçka të lindur, magjike, e mirë dhe plot dashuri” në thelb të asaj se kush është gruaja e tij. Ai shtoi, “Ajo është pikërisht personi që mbaj mend nga 20 vjet më parë. Ndoshta ajo i sheh të gjitha ndryshimet që ka bërë, ndërsa kur e shoh, më së shumti shoh dikë që ka ruajtur atë që e ka bërë gjithmonë më të pabesueshmen për mua: një zemër që duket e pakufishme me dashuri. Ajo është ideja ime për llojin e personit që dua të jem.”/Katror.info