“Vera andrron Detin”, nga regjisorja Kaltrina Krasniqi, po rikthehet në Zvicër.
Kësaj here, filmi do të shfaqet në Festivalin e Filmit për të Drejtat e njeriut që mbahet nga 1 deri me 6 dhjetor.
Festivali shfaqet në Cyrih, i cili tash e shumë vite fokusohet në tregimin e tregimeve që përshkruan gjendjen aktuale njerëzore në mbarë botën.
Së fundmi, filmi kosovar i metrazhit të gjatë është shpërblyer me çmimin e “Best Debute Film”, në edicionin e 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër “Magma”, në Sicili të Italisë.
Filmi “Vera andrron detin” është bashkëprodhim Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.