Federata e Basketbollit të Kosovës (FKB) ka njoftuar se pesë kombëtare të reja të Kosovës do të marrin pjesë në garat ndërkombëtare.
Gjatë verës së ardhshme, te meshkujt do të garojnë Kosova U20 në Divizionin B, Kosova U18 në Divizionin B dhe Kosova U16 në Divizion C, që do të organizohet në Prishtinë.
Ndërkohë te femrat, Kosova do të paraqitet me U20 në Divizionin B dhe me U18 në Divizionin C.
Divizioni B i meshkujve për U20 do të organizohet në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 7 deri më 16 korrik 2023. U18 i meshkujve mbahet në Matosinhos të Portugalisë nga 21 deri më 30 korrik 2023.
U16 i Divizioni C do të organizohet në Prishtinë nga 15 deri më 23 korrik 2023.
Ndërkohë, te femrat U20 i Divizioni B do të zhvillohet në Craiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht 2023.
Divizioni C i femrave U18 do të mbahet në Durrës të Shqipërisë nga 1 deri më 6 gusht 2023./Katror.info