Një video-lojë e re ritmike e quajtur “Trombone Champ,” është bërë tejet atraktive në internet. Kjo meqë është zhvilluar në atë mënyrë që ju mund t’i bini 20 këngëve të ndryshme përfshirë Simfoninë e Pestë të Betovenit e deri të himni i SHBA-së, shkruan CNN.
Ditët e fundit në rrjetet sociale janë shpërndarë video të shumta të avatarëve që iu bien trombonave të tyre me gëzim të shfrenuar.
Dhe zhvilluesi i vogël që qëndron pas video-lojës tani po përpiqet t’iu bëjë ballë kërkesave të mëdha.
“Kam bërë një prototip të shpejtë, të cilin njerëzit në internet e mendonin si të lezetshëm dhe kështu fillova ta zhvilloja video-lojën e plotë,” tha Dan Vecchitto, projektuesi dhe zhvilluesi i lojës pas Holy Wow. “Mendova se do të duheshin rreth gjashtë muaj, por i gjithë procesi nga fillimi në përfundim zgjati katër vjet (me shumë fillime dhe ndalesa).
Përgatiti:
