Filmi shqiptar ‘Virgjëresha Shqiptare’ do të ketë premierën në Gjermani më 9 shkurt 2023, përcjell KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur Rina Krasniqi, aktorja e cila luan rolin kryesor në këtë film.
“Premiera gjermane e Virgjëreshës Shqiptare më 9 shkurt 2023”, shkroi Rina Krasniqi.
“Faleminderit kastit dhe ekipit të jashtëzakonshëm, producentit dhe bashkë-regjisores sime të mrekullueshme Anita Elshani.”
Kujtojmë se filmi me regji të Bujar Alimanit “Virgjëresha Shqiptare” ka fituar çmimin “Global Future” në Festivalin e 41-të Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe Rininë “Oulu”./Katror.info