Filmi “Albanian Virgin” (Virgjëresha shqiptare) ka fituar çmimin kryesor të “PriFestit” në Prishtinë. Filmi nën regji të Bujar Alimanit është, po ashtu, fitues i trefishtë në këtë festival.
Pos çmimit kryesor, atë të garës ballkanike që mban emrin “Vjosa Berisha”, aktorja e këtij filmi, Kaltrina Krasniqi, është shpallur fituese e Çmimit për aktoren më të mirë dhe i atij për aktorin më të mirë. Siç është thënë edhe në ceremoni, është e pazakontë që një aktor të fitojë çmimet për dy gjinitë.
Por roli që ka Krasniqi duke portretizuar Luanën ka bërë që ajo të jetë laureate e dy çmimeve, pasi ajo është grua dhe burrë në këtë projekt kinematografik.
Çmimi kineasti më i mirë për vitin 2022 shkoi për aktorin Alban Ukaj për suksesin e tij ndërkombëtar që ai pati në këtë vit.
Çmimi për regjisoren më të mirë shkoi për regjisoren Kaltrina Krasniqin.
Krasniqi pati sukses të madh me filmin “Vera Andrron Detin”, duke qenë pjesëmarrëse dhe fituese nëpër festivale të ndryshme botërore.
Edicioni i 14-të i “PriFest”-it i dedikohet drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha.
Përgatiti:
