Federata për Kajakim e Kosovës (FKKS) ka njoftuar me krenari përzgjedhjen e kryetarit të saj, z. Visar Emini, si anëtar i komitetit teknik “Medical and Anti-Doping” të Shoqatës Evropiane të Kajakimit (ECA).
Ky komitet luan një rol kyç në menaxhimin e çështjeve mjekësore dhe të antidopingut, duke ndikuar në zhvillimin dhe integritetin e sportit të kajakimit në nivel evropian.
Përzgjedhja e z. Emini përfaqëson një arritje të rëndësishme për sportin e Kosovës, duke dëshmuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në promovimin e kajakimit.
Ky hap shënon një moment historik, duke e pozicionuar Kosovën më pranë institucioneve dhe standardeve ndërkombëtare sportive./Katror.info