Canalys ka publikuar raportin e saj të fundit mbi dërgesat e smartfonëve në Kinën kontinentale gjatë tremujorit të dytë.
Siç ishte parashikuar, statistikat tregojnë për një situatë përmirësimi me një rënie të lehtë të dërgesave prej 5% krahasuar me një vit më parë, duke çuar në një total prej 64.3 milionë pajisjesh të dërguara midis prillit dhe qershorit.
Gjatë këtij tremujori, Apple dhe Vivo ndryshuan pozicionet e tyre në krahasim me tremujorin e parë, me Vivo që merr epërsinë, ndërsa Apple ra në vendin e tretë.
Apple është e vetmja kompani në top pesëshen që ka shënuar rritje vjetore të dërgesave këtë tremujor
Dalja në treg e Vivo X Flip e palosshme dhe Vivo X Fold 2 e stilit të librit në fillim të tremujorit i ka sjell Vivos përfitim. Gjatë këtyre tre muajve, në tregun kontinental të Kinës janë dorëzuar 11.4 milionë kopje të modeleve të përmendura, gjë që e bëri që Vivo të barazohet me markën Oppo. Të dyja këto marka, të cilat i përkasin grupit BBK Electronics, së bashku kanë marrë 18% të tregut gjatë këtij tremujori. Vivo pati një rënie prej 14% në dërgesat gjatë tremujorit të dytë, ndërsa dërgesat e Oppo ranë vetëm 4% në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan Katror.info.
Në tremujorin e dytë, Apple ra nga vendi i parë në të tretin, megjithëse dërgesat e saj të smartfonëve u rritën me 5% në 10.4 milionë pajisje. Me një pjesë prej 16% të tregut të smartfonëve në Kinën kontinentale, Apple është ende afër Vivos dhe Oppos. Është interesante se Apple është e vetmja kompani në top pesëshen që ka shënuar rritje në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.
Tjetra në radhë është Honor, një ish-degë e Huawei, e cila pa rënien më të madhe në dërgesat me 21%. Honor dërgoi 10.3 milionë telefona inteligjentë, thuajse numër të njejtë krahasuar me Apple, megjithëse pjesa e saj prej 16% e tregut mbeti e njëjtë. Në vendin e pestë është Xiaomi, e cila pësoi një rënie prej 19% të dërgesave në tremujorin e dytë krahasuar me një vit më parë. Me një total prej 8.6 milionë pajisjesh të dërguara, Xiaomi mbajti një pjesë të tregut prej 13%.
Amber Lu, një analiste në Canalys, thekson se konsumatorët kinezë janë gjithnjë e më të gatshëm të investojnë në telefona cilësorë.
“Një tendencë në rritje është se konsumatorët kinezë njohin vlerën e produkteve me cilësi të lartë. Çmimi mesatar i shitjes së telefonave inteligjentë tejkaloi 450 dollarë amerikanë vitin e kaluar dhe ky trend pritet të vazhdojë të rritet në tremujorët e ardhshëm. Apple dhe Huawei po arrijnë një vit mbresëlënës me pajisjet e tyre kryesore, duke sugjeruar kërkesë të fortë dhe të qëndrueshme për produkte premium, “tha ajo.
Ajo gjithashtu vuri në dukje se furnitorët, të cilët përfitojnë nga përmirësimet janë të motivuar të investojnë në më shumë risi për të vazhduar me përparimet teknologjike. “Telefonat e palosshëm të lansuar së fundi si HONOR Magic V2, Vivo X Fold2 dhe Huawei Mate X3 kanë tërhequr interes të konsiderueshëm nga kanalet e shpërndarjes dhe konsumatorët për shkak të faktorëve të rinj të formës dhe përdorshmërisë”, shtoi ajo.
Kina mbetet tregu më i madh i smartfonëve në botë, e ndjekur nga India dhe Shtetet e Bashkuara./Katror.info