katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    1 year ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    11 months ago
    Të ngrisim një gotë për…
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ambasada Gjermane: Kush ka pasaportën e Kosovës, nga 1 janari lëviz pa viza në Shengen
    3 hours ago
    Prezantohet projekti për Tregun e Gjelbër në Prishtinë
    5 hours ago
    Nga sot, bileta e autobusit në trafik urban mund të blihet me SMS
    6 hours ago
    Esma Fera zgjedhet asistente në universitetin “New Haven” në ShBA
    7 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    1 year ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    1 year ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kapela ikonë e Michael Jackson shitet për bamirësi
    4 hours ago
    Lulzim Tafa nderohet me titullin “Doctor of Literature” nga Kongresi Botëror i Poetëve
    6 hours ago
    5 fakte për “Blinding Lights” nga The Weekend
    11 hours ago
    Taylor Swift-it i solli miliona – Edhe Beyonce planifikon të publikojë filmin e ‘Renaissance Tour’ në kinema
    8 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    1 year ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    1 year ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Propozimi për martesë që shkoi viral
    7 hours ago
    Shfaqja e parë në ‘Sphere’ duket sikur ishte një spektakël mbresëlënës
    18 hours ago
    Fshati që nuk mirëpret turistë në vjeshtë: Po na prishin rrugët e po na ulin kualitetin e jetës
    10 hours ago
    Gjashtë muaj në kërkim të një doktori: Lajm i mirë për qytetin që protestoi në mënyrë unike
    20 hours ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    1 year ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Qe qysh me i shti lulelakrat turshi sot, e masnesër me i pas’ gati për drekë/darkë
    1 week ago
    5 super-këshilla praktike që çdo merakli i kuzhinës DUHET me i ndjekë
    2 days ago
    Tost me gjalpë kikiriku dhe banane, n’daç me i pri mbarë ditës tande
    2 days ago
    Qe qysh me e pjekë lulelakrën n’furrë, n’3 hapa t’thjeshtë
    2 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    6 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    11 months ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 months ago
    Postimet e fundit
    Rekord historik në Muzeun “Onufri”, mbi 16 mijë vizitorë vetëm gjatë shtatorit
    5 hours ago
    Plazhet shqiptare të mbushura edhe në tetor
    8 hours ago
    Vendi që inaguroi trenin e parë me shpejtësi të lartë nën ujë!
    17 hours ago
    Fshati që nuk mirëpret turistë në vjeshtë: Po na prishin rrugët e po na ulin kualitetin e jetës
    10 hours ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Vizito dhjetë vendet më të mira në Evropë gjatë vjeshtës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » Vizito dhjetë vendet më të mira në Evropë gjatë vjeshtës
Udhë

Vizito dhjetë vendet më të mira në Evropë gjatë vjeshtës

Last updated: 28/09/2022 11:58 PM
90 Shikime
Shpërndaje
Shpërndaje

Zakonisht rekomandimet për të vizituar vende të ndryshme bëhen gjatë pushimeve verore ose dimërore. Por, edhe vjeshta është një stinë e mrekullueshme me ngjyrat e saj të magjishme dhe kohën e përshtatshme për shetitje dhe udhëtime në vende të veçanta. Për juve që keni planifikuar të udhëtoni këtë vjeshtë, sjellim një listë prej dhjetë vendeve më të mira në Evropë.

Contents
Numër një për vallëzim: AmsterdamiPër ditët e fundit të verës me diell: Madeira, PortugaliVendi më i mirë për lexim: CheltenhamVendi më i mirë për çokollatë të nxehtë: VjenaVendi më i mirë për skijim në fillim të sezonit: Zermatt, ZvicërVendi më i mirë për shoping: Antwerp, BelgjikëVendi ma i mirë me e pa rënien e gjetheve: Wye Walley, WalesVendi më i mirë për kulturë: Bilbao, SpanjëVendi më i mirë për kafenetë dhe baret komode: Stokholmi, SuediMë e mira gjatë kohës së të korrave: Umbria
Amsterdam, getty images

Numër një për vallëzim: Amsterdami

Vjeshta është veçanërisht e bukur në Amsterdam, pasi gjethet bien në kanale dhe qirinjtë ndizen në dritaret e vjetra të shtëpive të qytetit që nga mesi i pasdites. Çdo tetor Amsterdam Dance Event (ADE) pushton ambientet në të gjithë qytetin me netë elektro, house dhe techno. Dhe më pas në nëntor Museumnacht mbërrin me 55 nga muzetë më të mirë të Amsterdamit që rrinë hapur edhe pas orarit të punës.

Madeira, Getty images

Për ditët e fundit të verës me diell: Madeira, Portugali

E vendosur në perëndim të Marokut, dielli i Afrikës së Veriut ngroh tokat e Madeira-s gjatë gjithë vitit, duke arritur temperaturat maksimale në shtator. Klima subtropikale e pasuron arkipelagun portugez me florë dhe faunë. Aty mund të shihni nga kaktusët gjigantë me gjemba deri te bimët me petale shumëngjyrëshe në kopshtet botanike. Në tetor mund të vizitoni festivalin vjetor të luleve, që organizohet në rrugë me parada dhe ngjarje të ndryshme.

Mundesh me e lexu edhe…

Plazhet shqiptare të mbushura edhe në tetor

Cheltenham, getty images

Vendi më i mirë për lexim: Cheltenham

Vizitorët kanë vërshuar Cheltenhamin që nga shekulli i 18-të; atëbotë për t’u kuruar me ujërat e banjës shëruese dhe tani për serinë e festivaleve që zhvillohen gjatë gjithë vitit. Rrugët e gjera dhe shtëpitë Regency mbeten dhe ofrojnë sfondin e përsosur për eventet e xhazit, shkencës, muzikës dhe letërsisë. Festivali i Letërsisë Cheltenham Cheltenham Literature Festival  bie çdo tetor dhe ka një program të gjerë me më shumë se 100 shkrimtarë dhe folës të ftuar për të dhënë fjalime dhe lexime në vende në të gjithë qytetin. Ka diçka për të gjithë, nga trillimi dhe poezia te biografia dhe historia, si dhe seminare interaktive për fëmijë.

- Advertisement -
VjenË, Getty Images

Vendi më i mirë për çokollatë të nxehtë: Vjena

Në vjeshtë, ndërsa ajri bëhet i freskët dhe i ftohtë, kultura e kafeneve në Vjenë ringjallet. Derisa ec rrugës me faqe të kuqe e gishta të ngrirë prej të ftohtit, e para gjë që të bjen në mend me porosit është një çokollatë e nxehtë e shijshme e cila vjen e zbukuruar me rum austriak ose Amaretto dhe përmbi me krem pana. Kjo përzierje magjike shpejt shkrin edhe të ftohtin më të keq dhe ka shumë vende ku mund të shijohet. Filloni në Café Landtmann, kafeneja arketipale Ringstrasse dhe e preferuara e Sigmund Frojdit, i cili do të ulej këtu me gazetat e tij dhe do të vëzhgonte zonjat dhe zotërinj duke ngrënë shtrudllet e tyre me mollë.

Zermatt, Getty images

Vendi më i mirë për skijim në fillim të sezonit: Zermatt, Zvicër

Merrni skijat dhe përgatituni me rrëshqit poshtë pistës së madhe 21 km me pamjen e mahnitshme të Matterhorn-it. Kjo zbritje epike ju çon drejt e në fshatin e bukur, pa makina të Zermattit ku herë pas here mund të bëni ski edhe gjatë verës falë lartësisë së madhe dhe akullnajave Theodul. Sezoni i duhur fillon në fund të nëntorit dhe nuk ka nevojë të shqetësoheni për borën, pasi akullnaja rritet në fillim të vjeshtës nga borëbërësi më i mirë i Zermattit.

- Advertisement -
Getty images

Vendi më i mirë për shoping: Antwerp, Belgjikë

Nëse vendosni të merrni tren nuk gaboni se ashtu do ta shihni njërin prej stacioneve më të mira të Evropës, Atwerpen Cetraal. Po ashtu një bonus tjetër është se nuk jeni të kufizuar se çka të merrni me vete e çka jo dhe mundeni me bo shoping pa u kufizar. Me kolegjin e tij të njohur të modës, qyteti është shtëpia e disa prej stilistëve më novatorë të Evropës dhe butikëve të tyre. Bëni një linjë për Dries van Noten dhe Essentiel Antwerp dhe kthehuni vë vendin tuaj me një gardërobë të re vjeshte.

Getty images

Vendi ma i mirë me e pa rënien e gjetheve: Wye Walley, Wales

Më shumë se 20 milionë pemë gjenden në Luginën Wye  (Wye Valley) dhe Pyllin e Dean-it, dhe kjo po bëhet arsyeja kryesore pse ky vend është bërë i njiohur si destinacioni kryesor në Mbretërinë e Bashkuar për të shikuar rënien e gjetheve. Për të përjetuar lavdinë e pemëve gjetherënëse që marrin ngjyrën e kuqrremtë, është më mirë të lini makinën pas dhe t’i shtrëngoni çizmet tuaja për ecje. Shtegu Wye Valley Hiking fillon në Kështjellën Chepstow dhe iu çon mbi kodrat e Uellsit, poshtë luginave dhe përgjatë brigjeve të lumit Wye.

Michael Brooks / Alamy Stock Photo

Vendi më i mirë për kulturë: Bilbao, Spanjë

Nuk ka asnjë mirëseardhje më të mirë sesa ajo e një qenushi. Pikërisht është një qen që ju përshëndet në Guggenheim Bilbao. Skulptura e qenit West Highland i Jeff Koons – i mbuluar tërësisht me lule – është vetëm një nga veprat e artit që përbëjnë koleksionin monumental të përhershëm të artit bashkëkohor dhe të shekullit të 20-të. Ejani për një fundjavë dhe kaloni një ditë brenda galerisë dhe një ditë jashtë saj duke admiruar arkitekturën e titanit të Frank Gehry përgjatë lumit Nervion të Bilbaos. Kaloni ujin përmes urës Zubizuri të Santiago Calatrava dhe më pas kaloni nëpër galeritë tregtare të qytetit duke u ndalur gjatë rrugës për ushqim në baret e saj të shumta.

Getty Images

Vendi më i mirë për kafenetë dhe baret komode: Stokholmi, Suedi

Meqë është në hemisferën veriore, në Stokholm ditët e gjata të verës fillojnë të zvogëlohen drejt pikës së tyre më të ulët prej vetëm gjashtë orësh dite në dimër. Prandaj, edhe kafenetë dhe baret e qytetit janë veçanërisht mikpritëse. Ia vlen të provohet ndarja e kohës për miqtë me pi një kafe të nxehtë dhe një simite sheqeri që njihet si fika – një zakon suedez. Ndërsa dita kthehet në natë, bëni rrugën për në Södermalm, ku turma shkon për të pirë dhe baret ju mirëpresin me një ngrohtësi të zhurmshme.

- Advertisement -
Getty images

Më e mira gjatë kohës së të korrave: Umbria

Në vjeshtë, peizazhi Umbrian bëhet i artë me hardhitë që kthehen në të kuqe. Është stina e vjeljes së rrushit dhe do të takoni traktorë të ngushtë nëpër korsi dhe do të shihni shumë njerëz duke mbledhur të korrat nëpër fusha. Ashtu si vera, është momenti për bujarinë e çmuar të rajonit: tartufin, kërpudhat, gështenjat dhe vajin e ullirit. Vendasit festojnë me festa sagra në çdo qytet të vogël dhe vizitorët që e duan këtë shpirt italian janë të mirëpritur.

Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale

Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads

Përgatiti:

Albana Isufi Jashanica
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Producenti i "Monty Python and Holy Grail": Kosova ka potencial për filma të mëdhenj
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    PriFest sjell në Kosovë producentët e "Monthy Python’s Holy Grail" e "King Speech"
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Ky është vendi më i sigurt në botë për vitin 2023...
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Zbulim fantastik: Gjetja e planetëve të pasura me ujë të lëngshëm bëhet 100 herë më e mundshme

- Advertisement -
TAGGED: qytete, top1, travel, udhëtim, vjeshtë
Albana Isufi Jashanica September 28, 2022 September 12, 2022
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Rita Ora e Dua Lipa këndojnë në të njëjtin festival
Artikulli i ardhshëm Gruaja që nuhat sëmundjen Parkinson ndihmon shkencëtarët të zhvillojnë test të shpejtë
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

Rekord historik në Muzeun “Onufri”, mbi 16 mijë vizitorë vetëm gjatë shtatorit

4 Shikime
Udhë

Plazhet shqiptare të mbushura edhe në tetor

2 Shikime
Udhë

Vendi që inaguroi trenin e parë me shpejtësi të lartë nën ujë!

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38345720430
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000


katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info


Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back