Brendi ‘Volkswagen’ (VW) do të prodhojë vetëm makina elektrike në Evropë nga viti 2033, njoftoi shefi i saj Thomas Schaefer javën e kaluar, duke u angazhuar për një datë më të hershme se objektivi i saj i mëparshëm 2033-2035.
Schaefer tha se në dekadën e ardhshme marka VW do të ngushtojë numrin e modeleve në ofertë dhe do të rrisë marzhin e fitimit për të gjitha markat e volumeve – Volkswagen, SEAT dhe Skoda, dhe automjetet komerciale deri në vitin 2025, shkruan Reuters.

Ky sistem momentalisht do të zbatohet vetëm në Evropë. Në rajone të tjera të shitjeve, si Kina ose Amerika e Veriut, Volkswagen nuk ka ndërmend të kalojë plotësisht në vetura tërësisht elektrike deri në një datë të mëvonshme.